Braziliani bashkohet me Al Hilal pas 1 viti në infermieri, Janari e kthen në fushë. Kalvari i dëmtimit duket se është hedhur pas krahëve nga Neymar.

Braziliani është rikthyer pas thuajse 1 viti në stërvitje për të nisur kështu përgatitjet para zbritjes në fushën e lojës. Sulmuesi ka vuajtur nga dëmtimi në gjurin e majtë dhe është stërvitur me grupin te Al Hilal.

32-vjeçari luajti vetëm 5 ndeshje para dëmtimit dhe këputjes së meniskut dhe ligamentit të kryqëzuar në tetorin e vitit të shkuar. Pavarësisht bashkimit me grupin, ai duhet të presë të paktën deri në Janar për tu kthyer në fushë për ndeshjet zyrtare te skuadra arabe. Në fakt, klubi i teknikut Jorge Jesus për shkak të dëmtimit të gjatë e kishte larguar nga lista e të federuarve në Superligën arabe.

Neymar do të ketë mundësi për tu rikthyer duke nisur nga muaji Janar, kur edhe hapat periudha e merkatos. E ardhmja e Neymar ka qenë e rrethuar nga thashetheme të vazhdueshme, veçanërisht në lidhje me rikthimin e tij të mundshëm te Barcelona. Kontrata e tij me klubin saudit po i afrohet fundit dhe etapa e radhës në karrierën e tij pritet të jetë në Brazil.

Klubi i fëmijërisë, Santos shihet si skuadra e radhës për 32-vjeçarin. Gjatë periudhës së tij të parë në Santos, Neymar la shenjë të pashlyeshme, duke fituar disa tituj dhe duke u tërhequr vëmendjen si një nga talentet më të mirë në botë.