Nga Endri Çinari
U konfirmua që në fundin e vitit 2024 e ndërsa ditën e sotme merr formën zyrtare kërkesa e klubeve shqiptare për të rritur numrin e të huajve. Ekipet e elitës dhe jo vetëm në bashkëpunim me federatën e futbollit kanë vendosur që të rrisin numrin e të huajve në formacion. Kjo duke nisur zyrtarisht nga dita e sotme, ku gjithçka është zyrtarizuar dhe ekipet kanë rrugën e “hapur” për afrimin e elementëve nga jashtë vendit.
Kështu deri më tani në Superiore qëndronte rregullo që në formacion do ishin 5 lojtarë të huaj. Ku futbollistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk konsiderohen si të tillë. E ndërsa duke vijuar nga gjysma e sezonit aktual 2024-25, numri i të huajve në formacion do shkojë në 7 të tillë. Për të gjitha skuadrat që kanë synim afrimin e futbollistëve nga tregu i huaj dhe jo ai shqiptar,
Po ashtu një rregull i tillë do marrë jetë edhe në Kategorinë e Parë, ku numri i të huajve në formacion do jetë po ashtu 7-të. Nga sezoni i ardhshëm 2025-26, do ketë sërish ndryshime. Kjo pasi numri dhe aktivizimi i të huajve në formacion do jetë pq limit. Ku duke nisur nga merkato e verës që hapet zakonisht në qershor, skuadrat shqiptare mund të rreshtojnë edhe 11-të të huaj në fushën e lojës.
Ngelet për tu parë se si ky rregull do ndikojë në ecurinë apo zhvillimin e futbollit shqiptar. Ku ka pasur “përplasje” mendimesh nga ana e specialistëve të ndryshëm të futbollit në vendin tonë.
Ku shumica prej tyre e konsiderojnë një hap pas këtë vendim, që patjetër ndikon drejpërdrejt tek elementi vendas dhe ai që prodhojnë skuadrat e vendit tonë.