Gjatë ecurisë së saj në vite tek Vllaznia kanë ardhur shumë futbollistë nga qytetet e tjera të Shqipërisë por edhe nga jashtë. Disa kanë lënë gjurmë, të tjerë jo. Sa i takon portës, atë e kanë mbrojtur edhe emra të tillë si Met Metani, Jani Kaçi, Gjergji Kushe, Gëzim Hasku, Agim Maliqati, Julian Gjeloshi, Millosh Krstaiç, Miroslav Vujadinoviç, Enis Gjokoviç, Andrija Dragojeviç e Jasmin Agoviç.

Por përveç tyre është edhe një emër tjetër shumë i njohur i futbollit shqiptar- Perlat Musta. Ndoshta tifozët e sotëm të Vllaznisë nuk e dinë një gjë të tillë por ky është fakt. Në ndeshjen e Kupës Ballkanike në prill të vitit 1977 në mes ekipit shkodran dhe grekëve të Panathinaikos, portën kuqeblu e ka mbrojtur pikërisht Perlat Musta.

Një portier që kishte filluar të spikasë tek Partizani dhe për këtë arsye, u mor si përforcim ashtu si dhe Sulejman Starova. Ajo ndeshje e luajtur në stadiumin “Vojo Kushi” pat përfunduar në barazim 1-1, ku golin për shkodranët e shënoi Lutfi Basha nga rreth 50 metra.

Më poshtë keni edhe gazetën “Sporti Popullor” të asaj kohe që shkruante për këtë ndeshje. Ja dhe formacioni i Vllaznisë: Musta, Basha, Vaso, Starova, Durraj, Rragami, Hafizi, Arra, Paçrami (Puka), Bizi, Zhega.Tr: Xh.Shaqiri.
© shkodrasport.com