Ekipi gjirokastrit ka nisur sot përgatitjet dimërore me ndryshime në organikë, në krahasim me gjysmën e parë të sezonit. Trajneri Gentian Mezani do të ketë tashmë një ndihmës të ri, i cili është Polizoi Arbri, ish-futbollisti berates i shumë skuadrave në futbollin shqiptar.
Nder te tjera Arbri ka luajtur edhe ne Shkoder me Vllaznine ne nje sezon duke lene nje pershtypje shume te mire tek drejtuesit por edhe tek tifozet e kesaj skuadre.
Në seancën e sotme ra në sy mungesa e dy futbollistëve titullarë, përveç Rrocës, Liçajt dhe Shkurtajt, tashmë të larguar nga Gjirokastra. Nuk ishin me grupin mesfushori dhe kapiteni Behar Ramadani, si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Xhekson Ferreira.
Por për klubin gjirokastrit nuk janë mungesa shqetësuese. Drejtuesit e Luftëtarit kanë garantuar se të dy këta futbollistë do të jenë pjesë e ekipit Brenda pak ditësh, ndërkohë që priten edhe përforcime. Emri më i lakuar mbetet ai shkodranit Vucaj, që do të zëvendësojë Rrocën.