Prej disa kohesh u stervit ne Shkoder dhe kjo ngjalli shpresen se Daniel Lekndraj mund te rikthehej te Vllaznia, por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Basketbollisti i njohur prej ditesh se sotme eshte bashkuar me ekipin Bashkimi te Prizrenit.
Ka qene vete ky i fundit qe permes nje postimi ne faqen zyrtare ka shprehur kenaqesine qe Lekndreaj do te jete me ta ne sezonin e ri.
“Basketbollisti shkodran i njohur me karakterin e tij luftarak, përfundimisht do ta vesh fanellën portokall e zi në stinorin e ri.
Klubi ka arritur marrëveshje me Lekndreajn dhe i ka zgjidhur të gjitha dilemat rreth transferimit të tij.
24 vjeçari tashmë i është bashkuar stërvitjeve të ekipit tonë dhe do të jetë një prej armëve më të forta të skuadrës së udhëhequr nga trajneri Radulovic.
Me transferimin e tij, është kompletuar në tërësi përbërja e ekipit, që ka pretendime të qarta për stinorin 2022/23.
Lekndreaj do të paraqitet si basketbollist vendor, pasi ka nënshtetësi kosovare”.