Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, sikundër njoftoi dje në mbrëmje, do të inagurojë sot së bashku me Rudi Vatën e veteranë të tjerë të futbollit, klubin e mbështetësve të skuadrës së Celtic-ut në Tiranë.

Meta është parë tek ecën në rrugë shoqëruar nga këshilltari i tij Tedi Blushi dhe ish-futbollisti Rudi Vata, së bashku me disa ish- lojtare te kombetares shqiptare.

Ata kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit teksa shihen me bluza dhe shaje të Celtic. Të gjithë janë futur në një lokal në kryeqytet, ku pritet të bëhet edhe një festë e madhe, me rastin e zyrtarizimit të Celtic Supporters club Albania.

Nata do të jetë e gjatë në Tiranë dhe nuk dihet se kur do përfundojë… Ne kete menyre tashme mbeshtetja e klubit te njohur skocez nuk do te jete thjesht vetem personale por tashme do kene edhe klubin e tyre.