Tek Vllaznia po vuajne per qendermbrojtes dhe kryesisht ata qe luajne me kemben e majte. Si rrjedhoje sezonin e kaluar u “importua” per kete pozicion Melos Bajrami, por nderkohe nje futbollist i tille po rritet tek Akademia kuqeblu.

E kemi fjalen per Nihat Bushaj, lojtarin i cili ne sezonin e fundit ka qene pjese e Vllaznia U18 duke spikatur me lojerat dhe performancen e tij. Nje futbollist shtatelarte dhe qe e pelqen luften e forte sportive. Trajneri Malvin Meçarovi e ka patur si pike referimi ne prapavijen e skuadres se tij teksa ka qene gjithnje ne formacionin e pare dhe madje nje nga me te spikaturit.

Bushaj po ashtu dallohet edhe per faktin qe eshte shume pozicional ne vendosje, çka i jep nje prioritet te madh ne luften me kundershtarin. Fakti qe luan si ne krahun e majte te mbrojtjes ashtu edhe si qendermbrojtes i majte, e ben ate me te veçante. Nje futbollist te tille kemi patur vitet e fundit te Vllaznia Flori Spahine, por ai fillimisht ishte i pafat me demtimin e tij dhe me pas drejtuesit nuk besuan shume tek ai dhe si rrjedhoje ai tashme eshte larguar nga Shkodra.

I vetmi qe mund ta zevendesoje eshte Nihat Bushaj. Te tjera veçori qe e karakterizojne kete 18 vjeçar eshte disiplina dhe po ashtu eshte shume punetor ne stervitje. Te gjithe keto tregues jane elemente qe e bejne ate nje futbollist interesant tek i cili duhen mbajtur syte.

Ne sezonin e ri do te jete pjese e ekipit U19 nen drejtimin e trajnerit Elvis Plori dhe pritet qe te jete sezoni i shperthimit te tij. Gjate vitit te kaluar, kur ekipi i pare i Vllaznise pati probleme me demtimet e shumta te lojtareve, Bushat u stervit per disa dite me te, por ai shpreson shume qe nje mundesi e tille t’i japet edhe ne sezonin e ri.

Por perpara se t’i vije kjo mundesi, Nihati e ka te qarte se duhet te beje shume mire njehere me ekipin e te rinjve. Dhe ai eshte gati ta beje kete gje sepse mezi pret qe te realizoje endrren e tij, per te veshur fanellen e ekipit te pare te Vllaznise.(www.shkodrasport.com)