Ne janar te vitit qe vjen mbush 15 vjeç, por nga tiparet dhe mbi te gjitha nga shtatelartesia (eshte 1.90 metra i gjate) duket shume i pjekur dhe shume i formuar. E kemi fjalen per futbollistin e Akademise Vllaznia Nikolas Gjoni.
Ka lindur ne Velipoje me 17 janar 2010 dhe ka nisur te luaje futboll qe ne moshen 7 vjeçare duke qene pjese e Akademise Ada dhe duke u stervitur nga trajneri Etrit Nika. Nga janari i ketij viti nderkohe ka vendosur t’i bashkohet Akademise Vllaznia ku ka nisur te spikase menjehere.
Aktualisht stervitet dhe luan me ekipin U15 nen drejtimin e trajnerit Amarildo Belisha dhe po ben shume mire. Elementet e tij me te mire jane se luan mire me kemben e majte, eshte i forte dhe pavaresisht shtatelartesise edhe i shpejte. Lojen ne ajer e ka nje pike te forte dhe prandaj po spikat mbi te tjeret.
Kaq ka mjaftuar qe me paraqitjet e tij te mira, te bjere ne syte e stafit te ekipeve tone kombetare dhe si rrjedhoje mesohet se diten e neserme ai do te grumbullohet me kombetaren U15 ne Tirane per nje ndeshje miqesore qe do te zhvilloje.
Ftesa nga kombetarja padyshim qe duhet ta motivoje edhe me shume Gjonin per te punuar edhe me teper dhe per t’u permiresuar sa me shume ne te gjithe aspektet e lojes. E ardhmja duket e sigurte per te dhe nese ecen me kete ritem, shume shpejt do ta shohim edhe tek ekipi i pare i Vllaznise./www.shkodrasport.com/