Klubi i Futbollit “Djelmnia shkodrane” qe njihet si nje nga me seriozet ne futbollin amator dhe jo vetem ne Zonen e Shkodres, po behet gati te nise sezonin e ri futbollistik. Nje sezon ne te cilin do te futen me objektiva te qarta per rritjen e cilesise dhe perzgjedhjen e elementit cilesor, çka eshte edhe prioriteti i vene nga presidenti Benardin Kulla.
Perpos futbollisteve qe tashme jane te rregjistuar prane ketij klubi, drejtuesit kane ftuar edhe te tjere qe duan t’i bashkohen “Djelmnise” qe te rregjistrohen prane saj. Tek ky klub futbolli ekziston nje strukture e rregullt per stervitjen e femijeve nga mosha 5-11 vjeç dhe po ashtu edhe nga 12-17 vjeç.
Per sezonin e ri “Djelmnia shkodrane” do te kete ekipin U17 (me lojtare te datelindjeve 2008-2009) i cili do te drejtohet nga nje emer i njohur i futbollit por edhe i trajnimit njekohesisht- Astrit Prençi.
Po ashtu, do te jete ekipi U15 (me lojtare te datelindjeve 2010-2011) qe do te drejtohet nga trajneri Suad Prençi, ekipin U13 (datelindja 2012-2013) me trajner Altin Xhahysen, per te vazhduar me ekipin U11 (datelindja 2014-2015) qe do te kete per trajner Fatmir Markun.
Fokusi i “Djelmnise” do te jete serish tek moshat shume te vogla teksa do te kete dy ekipe, U7 (datelindja 2018 dhe 2019) si dhe ekipin U9 (datelindja 2016 dhe 2017) qe do te drejtohen nga trajneri Bledar Marshija. Mjafton te shohesh emrat e trajnereve dhe sheh qarte pervojen dhe kualifikimin e tyre teksa ato zoterojne licensat nga UEFA B qe eshte me e vogla deri tek UEFA PRO dhe dijet e tyre do t’i vene ne zbatim tek puna me futbollistet e vegjel.
E veçanta e ketij klubi futbolli eshte se programet stervitore te secili ekip behen ne baze te moshes perkatese. Prandaj te gjithe ata qe duan te behen pjese e “Djelmnia shkodrane” mjafton te kontaktojne ne numrin e telefonit +355 67 733 3772 per te bere rregjistrimin.