Nga Endri ÇINARI
Futbolli i femrave ka marrë një zhvillim të madh vitetet e fundit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. Ku patjetër ekipi me të cilin krenohen të gjithë është ai i Vllaznisë së femrave, me sukseset e shumta në vend por edhe në Europë. Megjithatë edhe ekipet e tjera në qytet po punojnë shumë tek futbolli i femrave. Duke sjellë elementë shumë cilësor që mund të spikasin edhe në Europë.
Një emër që ka bërë përshtypje së fundmi është ai i Aldisa Kronajt. Futbollistes vetëm 15-vjeçare që aktivizohet me Atletik Klub në Shkodër. Shkodrania ka qenë për një provë 3 ditore në Itali tek skuadra e Juventus U-17. Ku në datat 24, 25, 26 shtator është stërvitur nën drejtimin e trajnerëve të gjigandit italian, në këtë mënyrë duke lënë përshtypje shumë pozitive. E duke bindur në cilësitë e saja.
Momentalisht duke qenë se mosha e Kronajt është shumë e re, vetëm 15 vjeçe, bardhezinjtë do mbajnë nën vëzhgim deri në pranverën tjetër zhvillimin dhe rritjen e saj si futbolliste. Në këtë mënyrë për t’i ofruar një kontratë të mundshme në të ardhmen. Pavarësisht se interesi për të është shfaqur edhe nga disa ekipe të tjera, që do mundohen të sigurojnë shërbimet e futbollistes aktuale të Atletik Klub, që drejtohet nga Elton Bungaja dhe Elis Legata. Me të parin që ka qenë shumë këmbëngulës për të afruar në ekip një element si Aldisa.
Patjetër edhe për Atletik Klub është një krenari zhvillimi i një futbollisteje të tillë, pasi tregon punën e mirë dhe serioze që bëhet tek skuadra shkodrane. Teksa “Shkodra Sport” mëson se një provë e tillë e Kronajt tek Juventusi është mundësuar nga Xhenidor Alikokej, ish-futbollist i akademisë Vllaznia dhe Adës së Velipojës, i cili në të shkuarën ka mundësuar edhe një provë të një tjetër ish-futbollisti të Atletik Klub, Eugen Hebovija në rradhët e Empolit në Itali.(www.shkodrasport.com)