Sparta e Pragës është një hap larg grupeve të Champions League. Finalen e “play-off” do e luajnë kundër kampiones së Suedisë, pikërisht skuadra e Malmos.

Besimi qëndron te kualifikimi, për të cilin klubi dhe ka investuar. Sparta mund të quhet aktualisht dhe “Made in Albania”.

Kjo për shkak të 4 lojtarëve shqiptarë që ka në skuadër. Bëhet fjalë për Qazim Laçin, Ermal Krasniqin, Indrit Tucin dhe Albion Rrahmanin.

Ky i fundit do të prezantohet së shpejti. Vlen për t’u thekuar se kampionët e Çekisë nuk kanë asnjë kombësi tjetër, me po kaq lojtarë sa janë shqiptarët.