...
HomeKRYESORENjë karrierë 'në dishezë' e Xhuliano Skukës, nga Metz tani luan me...

Një karrierë ‘në dishezë’ e Xhuliano Skukës, nga Metz tani luan me skuadrën e parafundit në Rumani!

Xhuliano Skuka tashmë është bërë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptarë ka mbyllur aventurën e tij me Panafiel në Portugali, teksa tashmë do të luajë në një tjetër kampionat.

Ish-i i Partizanit do të jetë pjesë e ACSM Poli lasi në Rumani, me ekipin që lufton për mbijetesë në kampionatin rumun, ku ka firmosur deri në fund të këtij sezoni.  Këtë transferim Skuka e ka bërë si lojtar i lirë, pasi 26-vjeçari ka mbyllur gjithashtu gjithçka me Metz, skuadër që e bleu nga Partizani.

Skuka tashmë do të synojë të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të ringrihet sërish të jetë protagonist me golat e tij. Kujtojmë se në Portugali me skuadrën e Panafiel zhvilloi 8 ndeshje dhe shënoi vetëm 1 gol.

Në fakt të kalosh nga Metz i kampionatit francez tek nje skuader pa emer dhe ne vendet e fundit te renditjes ne kampionatin rumun, tregon me se miri per karrieren “ne disheze” te ketij lojtari 26 vjeçar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.