Xhuliano Skuka tashmë është bërë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptarë ka mbyllur aventurën e tij me Panafiel në Portugali, teksa tashmë do të luajë në një tjetër kampionat.
Ish-i i Partizanit do të jetë pjesë e ACSM Poli lasi në Rumani, me ekipin që lufton për mbijetesë në kampionatin rumun, ku ka firmosur deri në fund të këtij sezoni. Këtë transferim Skuka e ka bërë si lojtar i lirë, pasi 26-vjeçari ka mbyllur gjithashtu gjithçka me Metz, skuadër që e bleu nga Partizani.
Skuka tashmë do të synojë të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të ringrihet sërish të jetë protagonist me golat e tij. Kujtojmë se në Portugali me skuadrën e Panafiel zhvilloi 8 ndeshje dhe shënoi vetëm 1 gol.
Në fakt të kalosh nga Metz i kampionatit francez tek nje skuader pa emer dhe ne vendet e fundit te renditjes ne kampionatin rumun, tregon me se miri per karrieren “ne disheze” te ketij lojtari 26 vjeçar.