Zhurma ne lidhje me titullin kampion te vitit 1997 vazhdon. Vlonjatet jane te bindur se atyre “ua vodhen” titullin, per t’ia dhene Tiranes dhe nje nder elementet qe ata nxjerrin per ta vertetuar kete gje, eshte edhe ndryshimi i arbritrit kryesor te ndeshjes.

Ishte planifikuar qe kete ndeshje ta drejtonte nje treshe shkodrane me kryesor Astrit Isufin dhe ndihmesa te tij Astrit Dervishin dhe Rrok Nushin (nderkohe qe edhe i katert ishte shkodrani Fatbardh Maçi) por para ndeshjes, eshte ndryshuar kryesori dhe ate e ka drejtuar Luan Zylfo. Kete ndeshje e ka vendosur nje 11-metersh shume i diskutuar i dhene per Tiranen dhe i shumekontestuar nga Flamurtarin.

Nje gje te tille e ka zbardhur sot gazetari dhe komentatori i mirenjohur vlonjat Moisi Dalipi qe ne faqen e tij shkruan:

“Miq te nderuar. Disa fakte qe nxjerrin bllof “heroin” e federates qe flet ne shtyp per ndeshjen e 1997 Tirana 1-0 Flamurtari eshte dhe ky. Kete ndeshje ishte caktuar ta gjykonte nje tre shkodrane e perbere nga Astrit Isufi kryesor,Astrit Dervishi dhe Rrok Nushi anesor dhe Bardhyl Maci gjyqtar i katert.

Pak ore perpara ndeshjes hiqet Astrit Isufi gjoja semure dhe verteta nuk eshte ashtu sepseka qene ne stadium dhe vendoset Luan Zylfo sic tregon dhe fotua.Flamurtari e ka humbur ate ndeshje nga ajo penallti, por ka dhe gjerat e tjera e te tjera qe nga ushtaret e gardes per presionin ndaj futbollisteve e tjera e te tjera deri sa hyri ne Vlore kur eshte rikthyer skuadra e shoqeruar nga blindat qe ne qe kemi qene prane ekipit dhe qe kemi trasmetuar ne Radio -Tirana dhe kemi shkuar ne shtypin sportiv ne ato dite tmerri kemi te drejt te flasim e te themi te verteten”.