Shqipëria është në hartën e kuqe të prekjes nga Covid-19, virusit vdekjeprurës që ka shkaktuar ndryshime në rrjedhën normale të Globit. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Shqipëri, me futbollin që nuk mund të kishte tjetër fat.

Në këto kushte, kur të prekurit me këtë virus shtohen pas çdo dite, është e vështirë të flitet për futboll. FSHF, duke u këshilluar me Qeverinë ndali në 12 mars futbollin, ndërsa sipas specialistëve të mjekësisë, edhe 2 javët e para të prillit, shihen si të domosdoshme për vetëizolim.

Në këto kushte, edhe nëse gjithçka shkon mirë dhe numri i të prekuve zerohet, nuk do të kemi futboll apo çdo aktivitet sportiv në prill.

Kujtojmë se sipas përgatitësve atletik, futbollistët e çdo ekipi kanë nevojë për 10-12 ditë stërvitje me grupin, pas kësaj pauze të gjatë. Në kushte të tilla, nëse marrim të mirëqëne se situata nuk do vështirësohet prej Covid-19, fundi i majit mund të rikthejë futbollin në vend, qoftë edhe me dyer të mbyllura./newsport/