Tashmë është zyrtare: Vllaznia “ka ndarë rrugët” me Edi Martinin duke i hapur rrugë kësisoj prezantimit të trajnerit të ri, hungarezit Csaba Laszlo. Ndarja me Martinin nuk ka qenë ajo e duhura sepse palët nuk kanë patur një dakordësi për mbylljen e bashkëpunimit, por drejtuesit e klubit kanë qenë të vendosur për të mbyllur gjithçka.
Ja çfarë shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit shkodran:
“NJOFTIM ZYRTAR
KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.
I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit, Edi!”
Ndërkohë prezantimi i trajnerit të ri pritet të bëhet ditën e nesërme dhe më pas Laszlo do të nisë menjëherë punën me ekipin, për ta bërë gati për ndeshjen e rradhës, atë me Dinamon që do të luhet më 11 tetor.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


