FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMosha e re, Vllaznia me bazë për vitet e ardhshme

Mosha e re, Vllaznia me bazë për vitet e ardhshme

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia po shfaqet këtë sezon si një skuadër me një moshë relativisht të re, teksa mesatarja e grupit kuqeblu është 25.9 vjeç. Për një ekip me historinë e nëntë herë kampionit të vendit, kjo është një bazë që mund të shfrytëzohet jo vetëm për të tashmen, por edhe për ndërtimin e së ardhmes.

Shkodranët kanë mundësinë të hedhin në fushë edhe një formacion të plotë me futbollistë nën 25 vjeç, duke dëshmuar se në organikë nuk mungojnë alternativat e reja. Në portë do të ishte 21-vjeçari Aron Jukaj, i cili tashmë ka fituar eksperiencë në nivele të rëndësishme me fanellën kuqeblu.

Në mbrojtje, një formacion i tillë do të përbëhej nga 24-vjeçari Pusi, 25-vjeçari Dumfur dhe 22-vjeçari Avduli. Një treshe relativisht e re, por me hapësirë për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u konsoliduar në vazhdimësi.

Edhe mesfusha ofron një kombinim interesant. Mehmeti, 25 vjeç, Tafili, 21 vjeç, dhe Edon Murataj, 24 vjeç, do të formonin boshtin e repartit, ndërsa krahët do të plotësoheshin nga dy futbollistë edhe më të rinj, 17-vjeçari Uldedaj dhe 20-vjeçari Ara.

Në repartin ofensiv, alternativa do të ishte po aq e re. Sulmi do të përbëhej nga 20-vjeçari Kubazi dhe 19-vjeçari Bizi, duke e çuar në fushë një formacion ku asnjë prej futbollistëve nuk e ka kaluar moshën 25-vjeçare.

Kjo është një nga pikat që Vllaznia mund ta shfrytëzojë në perspektivë. Nëse këta futbollistë menaxhohen dhe zhvillohen siç duhet, kuqeblutë mund të krijojnë një bazë të fortë dhe të qëndrueshme për vitet e ardhshme, duke ndërthurur gradualisht energjinë e të rinjve me eksperiencën e liderëve të skuadrës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments