FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Sezon i ri, halle të vjetra, Vllaznia e femrave starton me...

VIDEO/ Sezon i ri, halle të vjetra, Vllaznia e femrave starton me humbje dhe me pasiguri për të ardhmen

Pasditen e sotme ka nisur kampionati kombëtar i volejbollit të femrave dhe Vllaznia është ndeshur me Teutën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Një ndeshje ka zgjatur diçka më shumë se një orë sepse për fat të keq, shkodranet ishin të pafuqishme ndaj kundërshtareve të tyre.

Teuta e plotësuar në rradhët e saj me disa lojtare më përvojë, por edhe me lojtare të huaja nuk e ka pas të vështirë të fitojë ndaj Vllaznisë brend tre seteve, me shifrat 25-15, 25-16 dhe 25-18.

Duhet thënë se pas ndeshjes trajneri Dorian Tafa është parë tejet i mërzitur me situatën që po kalon ekipi i tij. Mbylli një sezon me shumë probleme dhe nis një tjetër ndoshta edhe me më shumë dhe kjo situatë sjell shumë dëshpërim e kjo dukej qartë tek ai.

Po deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Kësaj pyetje askush për momentin nuk di t’i japë përgjigje. Fondet që ekipi i Vllaznisë merr nga Bashkia janë të pamjaftueshme për të patur në përbërje lojtare cilësorë dhe nisur nga kjo, Tafa dhe volejbollistet kuqeblu detyrohen të pranojnë me dhimbje humbje si kjo e sotmja.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments