FAQJA E PARE FUTBOLLNis në Shkodër kursi i trajnerëve për licensën UEFA B. Pjesë e...

Nis në Shkodër kursi i trajnerëve për licensën UEFA B. Pjesë e tij edhe disa ish- futbollistë të Vllaznisë

Që prej ditës së djeshme ka nisur në Shkodër kursi i trajnerëve për licenën UEFA B, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Pjesë e këtij kursi janë rreth 20 trajnerë, por ajo që bie në sy është prania në të e disa ish- futbollistëve të njohur të Vllaznisë.

Bëhet fjalë për emra si Erjon Vucaj, Olsi Gocaj, Florind Bardulla etj, por ndërkohë pjesë e këtij kursi është bërë edhe futbollisti aktual i Vllaznisë Erdenis Gurishta i cili mesa duket të ardhmen e tij pas lënies së futbollit të luajtur, e sheh veten sërish pranë këtij sporti por tashmë si trajner.

Kursi i filluar dje do të zgjasë 4 javë, por do të zhvillohet në periudha të ndryshme dhe do të përfundojë më 20 nëntor kur dhe trajnerët pjesmarrës do të displomohen me licensat përkatëse.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments