FAQJA E PARE BASKETBOLLMERKATO/ Vllaznia nis përforcimet për sezonin e ri. Vijnë dy lojtarët e...

MERKATO/ Vllaznia nis përforcimet për sezonin e ri. Vijnë dy lojtarët e parë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nis të marrë formë për sezonin e ri. Ditët e fundit drejtuesit e Shoqatës kanë filluar të bëjnë realitet edhe përforcimet e para. Një lajm i mirë është rikthimi i basketbollistit Hibbit i cili spikati me paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe si rrjedhojë ai ka rënë dakord për të vijuar sërish bashkëpunimin me kuqeblutë edhe për një vit tjetër.

Por ndërkohë pak minuta më parë është prezantuar edhe basketbollisti Errol White. Ai mësohet se vjen nga Lamar University, ku ka luajtur në NCAA Division I, niveli më i lartë i basketbollit universitar amerikan.

Në ditët në vijim ndërkohë pritet që të firmosin edhe të tjerë lojtarë. Vllaznia pritet të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri dhe padyshim që objektivi i saj do të jetë kalimi në finalen e kampionatit, por kuptohet që nuk do të jetë e lehtë sepse edhe ekipet e tjera po bëjnë përforcime.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments