Vllaznia në volejboll për femra “prek fundin”. Pasditen e sotme ajo është mundur edhe nga Lushnja brenda në Shkodër dhe si rrjedhojë tashmë ka koleksionuar humbjen e pestë rradhazi duke mbajtur vendin e fundit në rendittje me 0 pikë të grumbulluara.
Ndeshja mee Lushnjën ishte e rëndësishme sepse të dy ekipet nuk kishin fituar ende asnjë ndeshje, por duket se në kampin shkodran e fituan ndeshjen para kohe. Shenjat e vetëkënaqësisë që u shfaqën në fillim tek volejbollistet kuqeblu dhanë efektin e vet.
Vllaznia në fakt e fitoi setin e parë 25-18 dhe krijoi njëfarë bindje se do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk do të ndodhte kështu. Lushnjaret e rritën lojën e tyre dhe fituan të dytin 25-23 duke barazuar numrin e tyre në 1-1. Edhe në të tretin ato luajnë më mirë dhe fitojnë 25-19 duke kaluar në avantazh.
Seti i katërt do të kishte rivalitet, por në fund do të ishte Lushnja që do ta fitonte sërish 26-24 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Këto janë tre pikët e para për të, ndërsa Vllaznia mbetet në fund me 0 pikë.
Kjo është diçka vërtetë që duhet të shqetësojë ata që kanë diçka në dorë. Në ndeshjen e sotme me Vllazninë luajti edhe një lojtare e sapoardhur nga merkatoja, pikërisht kanadezja Jordan Vang, por sërish gjërat nuk ndryshuan për mirë.
Vetëm një set i fituar në 5 ndeshje dhe 15 të humbur, janë shumë pak për një ekip që sigurisht që nuk ka objektiva për kreun e renditjes, por të paktën që t’i largohet fundit.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


