FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEFUTBOLL FEMRA/ Vllaznia fiton 7-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e rradhës

FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia fiton 7-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e rradhës

Vlllaznia e femrave ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ndaj Egnatias në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ka fituar me rezultatin e thellë 7-0.

Tre prej golave të kësaj ndeshje janë shënuar nga kapitenia Megi Doçi, ndërsa dy gola të tjerë janë shënuar nga sulmuesja Klaudia Borci. Nuk kanë munguar të shënojnë edhe Da Silva dhe Ajdena Mustafaj, të cilat kanë kompletuar në këtë mënyrë fitoren e thellë.

Kuptohet që rastet nuk kanë munguar dhe vajzat kuqeblu mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë, megjithatë duket se ato janë mjaftuar me shtatë gola.

Me fitoren e sotme, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin kryeson renditjen, por po kaq pikë ka edhe Apolonia e cila ka një ndeshje më pak të luajtur. Këto dy ekipe do të luajnë me njëri- tjetrin javën e ardhshme dhe me shumë mundësi ajo ndeshje në “Reshit Rusi” do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të dimrit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments