FAQJA E PARE KRYESORERevolucion në La Liga, arbitrat do të flasin për mediat pas ndeshjeve!...

Revolucion në La Liga, arbitrat do të flasin për mediat pas ndeshjeve! Zbatimi nis në fundjavë

Arbitrat e La Ligës do të fillojnë zyrtarisht të flasin me median pas ndeshjeve. Ky ndryshim mësohet se do ë fillojë të zbatohet këtë fundjavë.

Iniciativa, e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve, më në fund do të zbatohet, duke u dhënë gjyqtarëve një mundësi për të shpjeguar publikisht vendimet e tyre. Ky është konsideruar si një hap i madh drejt transparencës më të madhe në futbollin spanjoll.

Iniciativa synon t’i japë fund spekulimeve, të ulë tensionet dhe t’i ofrojë publikut një pasqyrë më të qartë mbi dinamikën e vendimmarrjes në fushën e blertë.

Më parë, komunikimi i gjyqtarëve pas ndeshjeve ka qenë pothuajse inekzistent, duke lënë hapësirë për debate të pafundme, polemika televizive dhe presion të vazhdueshëm mbi drejtësinë sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments