Monday, August 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Basania përforcohet me portierin e Shirokës

MERKATO/ Basania përforcohet me portierin e Shirokës

Skuadrat e kategorisë së dytë janë vënë në lëvizje për të forcuar rradhët e tyre tashmë që edhe shorti i kampionatit është hedhur, me ndeshjet e javës së parë që do të luhen më 12 shtator. Një nga ekipet që po tregohet aktive në përpjekjet e saj për t’u forcuar me lojtarë cilësorë është edhe Basania.

Me ndryshimet e bëra së fundi në klubi, afrimin e donatorit Benardin Kulla përkrah presidentit Ermir Shimaj, zgjedhjen e trajnerit Arbër Shytani etj, skuadra ka nisur të marrë formën e duhur dhe së fundi është forcuar edhe me një portier i cili ka bërë mirë sezonin e kaluar me KF Shirokën.

E kemi fjalën për portierin Endri Lujkaj. Pas një paraqitje përgjithësisht të mirë sezonin që lamë pas me këtë skuadër, tashmë ai ka vendosur të ndryshojë ambient dhe i është bashkuar Basanias.

Sëbashku edhe me portierët e tjerë sjellin siguri në prapavijë dhe tek Basania duken shumë të kënaqur me punën që po bëjnë edhe futbollistët e këtij reparti. Basania gradualisht po merr formën e duhur dhe tashmë pritet të shihet gjendja reale e saj në ndeshjet miqësore që do të zhvillohen ditët e ardhshme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments