Nga Endri ÇINARI

Shqipëria do luajë sonte ndeshjen e rradhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do zbresin në fushë në orën 20:45 për tu përballur me Gjeorgjinë. Me duelin që do luhet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho, por edhe gjeorgjianët vijnë me humor në doza të larta pozitiviteti.

Kjo pas fitoreve të ndeshjeve të para, ku Shqipëria triumfoi në transfertë kundër Ukrainës me rezultatin 1-2. E ndërsa Gjeorgjia mposhti me shifrat e thella 4-1 ekipin e Çekisë.

Duke premtuar kështu një përplasje me të vërtetë interesante në kryeqytetin tonë sonte. Tek Shqipëria besohet se nuk do ketë asnjë ndryshim dhe trajneri Sylvinho do i besojë të njëjtit formacion.

Një nga të kritikuarit më së shumti në ndeshjet e fundit të kombëtare ka qenë Elsaid Hysaj. Por mbrojtësi i djathtë pritet sërish në formacion, e madje edhe me shiritin e kapitenit në krah. Ashtu siç ndodhi edhe në përballjen e parë kundër Ukrainës. Dhe ndeshja e sotme do e afrojë akoma më tepër Hysajn drejt një rekordi në kombëtaren tonë.

Kështu ai do kapë shifrën e 87 ndeshjeve me ekipin kombëtar. Ku aktualisht Hysaj mban vendin e dytë në këtë renditje speciale. Para tij qëndron vetëm kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ish-mbrojtësi numëron 93 paraqitje me kombëtaren dhe nuk ka mundësi ta thellojë rekordin pasi tashmë është tërhequr nga futbolli. E duket se ky rekord edhe për çështje kohe do i përkasë Hysajt, i cili ka debutiar me kombëtaren në vitin 2013./www.shkodrasport.com/