Ilir Spahiu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ka zgjatur vetëm 2 ndeshje aventura e 66-vjeçarit në krye të skuadrës verilindore, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Bëhet me dije se ky “divorc” la ardhur për arsye familjare. Ne fakt kuptohet qarte se nuk eshte kjo arsyeja sepse nese do te kishte probleme familjare, trajneri nuk do ta kishte marre fare kete detyre para pak kohesh, megjithate ky eshte realiteti i futbollit shqiptar.

NJOFTIMI I PLOTË I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës.

Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t’u larguar.

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme. Klubi falënderon Ilir Spahiun për kontributin dhe profesionalizmin e tij në këto javë si trajner i skuadrës i uron suksese në vazhdim.