Nga Endri ÇINARI

Egnatia-Elbasani ishte një nga nga sfidat më të rëndësishme të javës së 15-të në Superiore. Duel që u luajt ditën e djeshme dhe përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të rrogozhinasve. Shifra që ngjitën në vendin e dytë ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova e ndërsa thellojnë krizën e elbasanasve. Të cilët nuk po kalojnë një moment pozitiv në kampionat.

Por përpos ndeshjes që u zhvillua me një ritëm dhe futboll të kënaqshëm, ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ishte edhe performanca e gjyqtarit kryesor të takimit. Fjalq është për shkodranin, Ditmir Grimci, i cili u paraqit ai gjyqtar kryesor në një nga ndeshjet dhe përballjet më të forta të këtij sezoni. Vendimet e Grimcit ishin totalisht të sakta, duke mos lënë asnjë vend për polemika në të dy kampet.

Niveli i arbitrimit i shfaqur gjatë sezoneve të shkuara, ka bërë që shkodrani këtë edicion të bëjë debutimin edhe në Superiore. Duke treguar qartazi aftësitë e tij e duke premtuar për të qenë një gjyqtar i së ardhmes në futbollin tonë. Në takimin e djeshëm Egnatia-Elbasani ishin edhe dy shkodranë të tjerë si pjesë e ekipit të gjyqtarëve.

Me Jetmir Podgoricen si asistent i dytë për Grimcin dhe Indrit Myrtjen si gjyqtar i katërt. E ndërsa katërshen e gjyqtarëve në fushë e ka kompletuar Marjus Qose si asistent i parë i sfidës./www.shkodrasport.com/