Atletika shkodran dhe ajo shqiptare, pikërisht si sot një vit më parë humbi ne moshen 77 vjeçare, nje nga emrat e shquar te sportit te atletikes, kampionin dhe rekordmenin e saj Llesh Vuksani.

Ai lindi ne Shkoder me 12 gusht 1943 dhe zgjodhi te merret me atletike ne rinine e tij, madje duke qene shume i suksesshem. Për vite me radhë ishte një nga sportistët më të mirë që kishte shumësportëshi në Shkodër. Llesh Vuksani ishte pjesë e ekipit të atletikës së Vllaznisë në disiplinën e hedhjes së shtizës. Për 5 vite me radhë Llesh Vuksani u shpall kampion kampion kombëtar duke qenë absolute në hedhjen e shtizës.

Sportin e nis që në një moshë të hershme ndërsa me Vllazninë u angazhua që në vitin 1965 duke vijuar kontributin e tij si një prej sportistëve më cilësor të shumësportëshit deri në vitin 1975. Për 10 vite me radhë tregoi aftësitë e tij duke arritur rezultate të larta dhe duke shkëlqyer në disiplinën e hedhjes së shtizës.

Llesh Vuksani shumë shpejt bëri për vetë tifozë të shumtë të Vllaznisë të cilët ndiqnin të gjitha garat duke shijuar forcën dhe egon e një sportisti cilësor por edhe profesionalizmin.

Po ashtu Llesh Vuksani është 5 herë rekordmen kombëtar në hedhjen e shtizës. Për talentin dhe rezultatet e larta që tregoi në sportin e atletikës, Llesh Vuksani për disa vite u zgjodh edhe si anëtar i ekipit kombëtar të atletikës në disiplinën e hedhjes së shtizës duke përfaqësuar Vllazninë bashkë me emra të tjerë të mëdhenj asokohe.

Në pak kohë u bë ndër sportistët më të dashur dhe ende kujtohet për fuqinë që kishte në hedhjen e shtizës. Përveçse një sportist cilësor ishte edhe një person shembullor në ekipin kuqeblu. Per disa vite me rradhe, Llesh Vuksani ka qene po ashtu edhe trajner ne Klubin Vllaznia teksa ka pergatitur disa hudhesa kampione.

Në vitin 2019 ai u vleresua si një prej atletëve më të mirë të shekullit në 100-vjetorin e klubit Vllaznia bashkë me emra të tjerë të njohur. Do të mbetet në memorien e të gjithëve si një sportist e trajner i shkëlqyer duke qenë pjesë e rëndësishme e historisë së atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare.
Gjergj KOLA