Pas nje viti ne Rrogozhine mbrojtesi i djathte i Egnatias Rezart Rama ka vendosur ta mbylle bashkepunimin me kete skuader. 24 vjeçari erdhi ne Shqiperi me idene per te qene titullar, por nuk ia doli dot te sfidonte shkodranin Abdurrahman Fangaj qe luan ne ate pozicion dhe prandaj eshte kthyer serish mbrapsht.

Egnatia ne fakt e nisi me “marsh” të katërt merkaton dimërore. Rrogozhinasit në tre ditë kanë prezantuar tre afrime me peshë. Por tashmë ka edhe largime.

Gazeta mëson se Rezart Rama ka shkëputur kontratën me ekipin. Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua tek Egnatia në janarin e 2024 dhe largohet pas pothuajse një viti ku fitoj Superligën, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

24-vjeçari kishte konkurrencë të madhe me Fangaj dhe këtë sezon u aktivizua në total vetëm në 9 ndeshje. Tashme futbollisti i rritur ne Greqi dhe qe ka luajtur disa vite ne Angli, do te tentoje te gjeje nje skuader tjeter ku te kete me shume hapesire aktivizimi.