Në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar rikthehet sonte në mbrëmje “Rubrika sportive”, emisioni më jetëgjatë sportiv në Shqipëri. Por Rubrika e ketij sezoni vjen me nje ndryshime te rendesishem ne drejtimin e saj sepse nuk do te kemi mundesi ta shohim ate te moderuar nga Hygerta Sako.

Drejtuesit e televizionit kane vendosur te bejne nje ndryshime duke i besuar asaj nje emision tjeter sportiv. Por nderkohe duke nisur prej sonte emisioni “Rubrika Sportive” do të vijë me një imazh dhe koncept të ri në moderimim e gazetares Albana Bejko, drejtpërdrejt çdo të diel në orën 22.30.

Direkt pas ndeshjeve në studion e Rubrikës sportive do të vijnë analizat e detajuara te eksperteve, protagonistëve, analistë por nuk do të mungojnë edhe te ftuar special dashamirës të futbollit shqiptar.

Gjithë përballjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së pare, Final Four, Super Kupës, Kupës së Shqipërisë, por dhe kampionati Kombëtare i femrave do të kalojnë në lupën e të ftuarve në studio por edhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga stadiumet me lojtarë e trajnerë. Na ndiqni çdo të diel në orën 22 30 në Rubrikën Sportive në RTSH 1.