Pas dështimit të turpshëm në sezonin e kaluar, Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku pritet të largohen shumë nga yjet e ekipit, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ruben Amorim.
4 prej tyre që e kanë të sigurt largimin janë Marcus Rashford, Alejandro Garnacho, Jadon Sancho dhe Antony. E ardhmja e të katërtëve lojtarëve në fjalë pritet të jetë në La Liga.
Marcus Rashford është prej kohësh në radarin e Barcelonës. Sulmuesi anglez ka pranuar dhe një ulje të ndjeshme të rrogës vetëm që të transferohet te klubi katalanas. Problem mbetet shifra 47 milionë euro që Manchester United kërkon për sulmuesin anglez, por nuk përjashtohet mundësia për huazim me detyrim blerjeje.
Alejandro Garnacho po ndiqet me shumë interes nga Atletico Madrid. Diego Simeone e pëlqen shumë anësorin argjentinas dhe është i bindur se 20-vjeçari do të përshtatej në mënyrë të përkryer me systemin e tij të lojës. Ende nuk ka bisedime konkrete mes dy klubeve, vlera e Garancho llogaritet te 50 milionë euro.
Duke parë suksesin që pati me Antony gjatë huazimit të tij, Betis po mendon të transferojë në mënyrë prfundimtare brazilianin dhe të bëjë një sakrificë të madhe në financat e klubit. Po ashtu klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini po mendon edhe për huazimin e Jadon Sancho-s, duke dashur të përsëritë suksesin që pati me Antony./telesport/