Nga Maringlen ZHIVANI

Vetëm pak ditë pas largimit të trajnerit shkodran Samuel Nikaj, Pogradeci ka gjetur timonierin e ri. Kështu, pasuesi i Nikajt do të jetë Ardian Mema.

Mema do të ketë në favor të tij edhe pauzën e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares. 54-vjeçari, në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar ekipe si Tirana, Kastrioti, Kombëtaren U-17, si edhe në Kosovë ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës.

Aktualisht, Pogradeci ndodhet në vendin e tetë në Kategorinë e Parë. Pogradecarët kanë grumbuluar vetëm 15-pikë pas 12 javësh, teksa synojnë që këtë sezon të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë Kategorinë e Parë