Nga Qamil Gjyrezi

Shkodra është djepi i artit, kulturës dhe sportit. Disa sportistë të shquar shkodranë kanë luajtur në një instrument muzikorë dhe kanë kënduar muzikë në jetën e tyre.

Më vonë ato janë ushtruar dhe kanë zhvilluar aktivitet sportiv, në fusha të ndryshme, si futboll, basketboll, volejboll, atletikë, ping-pong.

Muzika ndikon në planin mendorë dhe fizik tek njeriu.Muzika krijon emocione dhe ndjenja të caktuara tek individi, të cilat ndikojnë tek disa elementë lëvizorë dhe performativ.

Muzika përdoret edhe si kurë për përmirësimin e disa crregullimeve psiko-fizike. Muzika ndikon shumë edhe në performancën e sportistëve në realizimin e disa parametrave fizikë dhe mendorë që duhet të ketë një sportist i një fushe të caktuar.

Muzika ndikon në planin performativ në krijimin e elegances për futbollin, basketbolllin, tenisin, volejbollin dhe atletikën.Muzika ndikon deri në formë klinike tek sjellja dhe mendja e njeriut.

Nuk mund të pretendohet që ky ndikim të jetë shumë i madh, por psikika njerëzore ndikohet nga melodia si ndjenjë dhe emocion, harmonia si mënyrë të sjelluri dhe menduari.

Ritmi i muzikës që ndikon tek lëvizjet dhe sjelljet, elasticiteti sportiv, komunikimi si gjuha e të sjellurit dhe përceptimi njerëzorë deri tek vizualiteti, shikimi periferik për futbollistin, eleganca dhe motivimi për volejbollin, tenisin, basketbollin dhe sporte të tjera.

Sportistët, futbollistët, volejbollistët, basketbollistët dhe sportet e tjera në vendet e zhvilluara të perëndimit, përfundojnë kurset e plota të formimit dhe edukimit muzikorë.

Ky edukim që është shumë serioz, krahas lëndëve të tjera dhe ndikon sadopak edhe tek performaca sportive.

Muzika krijon ndjenja dhe emocione të caktuara në planin fizik. Ndikon tek përqendrimi dhe vëmendja e sportistëve. Llojet e ndryshme të muzikës krijojnë edhe emocione të caktuara.

P.Sh. muzika Jazz është muzikë intelektuale dhe krijon një gjendje të caktuar tek psikika mendja e individit që edukohet me
këtë lloj muzike.

Ajo ndikon në krijimin e një inteligjence të performancës të sportistëve.

Muzika klasike ka filozofi të caktuar dhe transmeton dhe krijon emocione dhe ndjenja të caktura tek sjellja dhe mendja njerëzore, rregull dhe simetri tek të menduarit dhe të sjellurit.

Fuqia e muzikës klasike, forcon durimin, rrit vemendjen, natyrisht është edhe e lidhur me stilin të cilin përfaqëson, që për një individ ose një sportist ndikon tek stili të cilin e përdorë për arritur qëllimin sportiv, psh.futbolli dhe volejbolli me stilin klasik.

Muzika klasike ndikon në elementët simetrikë tek sportisti. Një opera kombëtare para ndeshjes rrit ndjenjat kombëtare. Natyrisht edhe muzika etnike ka rolin e saj në formimin sportv të individit.

Kjo lloj muzike është më e lehtë për tu kuptuar dhe ndikuar dhe natyrisht krijon emocione lokale por dhe kombëtare.Ky zhanër rrit besimin për ekipin e zemrës dhe ndikon në arritjen e rezulateve sportive.

Hymnet kombëtare bëhen përcues të ndjenjave të fuqishme për secilin sport dhe ndikojnë tek guximi, krenaria kombëtare, përgjegjësia për flamurin etj, elementë të cilët ngjallin shpirtin sportiv dhe rrisin emocionet për garë.

Në një aspekt tjetër muzika klasike krijon lëvizje klasike për futbollin, muzika jazz krijon mendim elegant për basketbollin, tenisin dhe volejbollin.

Të gjitha këto hipoteza në planin teorik, kërkojnë kohë dhe ushtrime të caktuara për të ndikuar në komponentët mendorë dhe fizikë të sportistëve.

Po i shkruaj këto rreshta me qëllimin e mirë për të promovuar disa sportistë shkodranë të cilët në karrierën e tyre kanë patur një lidhje në një formë ose në një formë tjetër me muzikën.

Lidhjet e tyre me muzikën kanë qenë të kondicionuara nga kushtet familjare, shoqërore, niveli ekonomik dhe intelektual.

Sidoqë kanë qenë lidhjet e tyre me artin e muzikës, në cfardo niveli, mendoj se muzika sadopak ka ndikuar në performancën dhe niveli i tyre në sport.

Unë në punën time do të prezantoj disa sportistë shkodranë të cilët kanë qenë sportistë të Vllaznisë, por edhe të ekipeve kombëtare të cilët kanë patur një formim të caktuar muzikorë dhe lidhje me muzikën, instrumentët dhe këngën.

P.Sh. Vitor Jubani ka luajtur volejboll me Vllazninë dhe ka luajtur gjithë jetën e tij në Fizarmonikë. Vitor Jubani është një njohës dhe studjues shumë i mirë i muzikës Jazz dhe pjestarë i ekipit të famshënm të Vllaznisë në Volejboll.

Elementët intelektual të këtij arti të vecantë, aftësia e Jazzit shumë kreative, kanë ndikuar tek performanca e Vitorit në lojën e volejbollit shumë intelektuale dhe me finesë.

Vitori luante si në mbrojtje ashtu dhe në momentin e zhytjeve me shumë finesë, falë talentit sportiv dhe mendoj se edhe muzika Jazz dhe muzika në përgjithësi kanë ndikuar tek performanca e tij sportive.

Një tjetër personazh interesant është Nok Pistulli që është ushtruar në instrumentin e pianos dhe ka luajtur Volejboll.

Noku ka patur një talent të vërtetë muzikorë. Ai luante në piano shumë mirë dhe ka kompozuar muzikë me shumë shije.

Muzika ka ndikur patjetër në formimin dhe edukimin e tij jo vetëm personal por edhe në sport.

Unë nuk e kam parë duke luajtur, por sic shpehet miku i tij Vitor Jubani, shijet e tija dhe studimet e tija për piano, kanë ndikuar në një performacë të tij shumë pianistike në volejboll një pasues që ta pasonte topin me muzikalitet.

Angjelin Shiroka ka luajtur në Violincel dhe ka luajtur basketboll me Vllazninë. Edhe Angjelin Shiroka ka laujtur në violoncel në orkestrën filarmonike.

Në performancën e tij në basketboll dukej qartë qetësia e tingujve të violoncelit në gjuajtjet afër koshit.

Lorenc Mosi ka studjuar për violinë dhe ka qenë basketbollist i Vllaznisë. Loroja ka luajtë shumë mirë basketboll. Ai ka mbarur shkollën e mesme për violinë.

Më kujtohet kur ka mbaruar dipllomën me koncertin e Venjavskit. Serioziteti i lojës në violinë ka ndikur në seriozitetin e lojës në basketboll.

Gjuajtjet dhe pasimet shumë serioze të sakta, plot elegancë dhe muzikalitet ishin pjesë e lojës tij në sport.

Suad Durraj ka studjuar në shkollën fillore në violinë dhe ka qenë mbrojtës i Vllaznisë në futboll.

Më kujtohet loja e tij dhe komunikimi plot elegancë si rezultat i kulturës personale dhe studimeve në violinë. Ndërhyrjet në futboll të Suadid ishin shumë violinistike, pavarësisht se ishte mbrojtës.

Bisedonte me pasion për muzikën klasike. Adem Smajli ka luajtur futboll dhe ka qenë një amator i fizarmonikës.

Muzika krijonte një personazh me shumë humor, të dashur dhe ndikonte tek motivimi i tij dhe i shokëve të skuadrës.

Ai e merrte fizarmonikën me vehte dhe i binte gjithmonë para ndeshjes në autobus me shokët dhe kur fitonin duke i dhënë motivim dhe kënaqësi.

Muzika ka ndikuar tek loja plot motiv dhe teknikë e Adem Smajlit. Zyhdi Barbullushi ka qenë profesor dhe profesionist në fizarmonikë dhe ka luajtur shumë mirë futboll.

Muzika ka ndikuar tek teknika në futboll dhe driblimet e tij plot muzikalitet. Ai kishte teknikë të lartë ku shquhej edhe muzikaliteti në driblime.

Edhe i biri i Zyhdisë, Jetmiri, muzikant dhe dirigjent i shquar ka luajtur futboll në nivelin lokal me grupmoshat plot teknikë dhe fantazi ku muzika padiskutim kishte rolin e saj në teknikën dhe fantazinë në lojë.
Lisen Bashkurti muzikanti profesionist, muzikologu, dipllomati shkodran, ka qenë gjithashtu sportist. Lisen Bashkurti është ushtruar në gjimnastikë me ekipet e para të Vllaznisë.

Krahas të luajturit shumë mirë në instrumentin e fagotit, dhe studimeve për muzikën, arti ndikonte shumë në planin estetik në ushtrimet gjimnastikore tek Liseni.

Ai ka marrë pjesë në disa disiplina në gjimnastikë ku dallohej qartë fuqia e muzikës për krijimin e një sportisti korrekt, me talent dhe shumë klasik.

Besi Bekteshi është një tjetër sportist, atlet që arti i të kënduarit, muzika ka ndikuar tek emocionet, ndjenjat sportive, përqendrimi dhe shpejtësia e tij në atletikë.

Besi krahas të ushtruarit në atletikë, ka pasë një pasion tjetër këngën muzikën italiane dhe angleze.

Ai ka kënduar në rethe familjare dhe me grupmoshat që kanë kënduar këngët e tyre. Filip Guraziu është ushtruar në piano dhe ka luajtur basketboll me Vllazninë.

Formimi muzikorë ka patur ndikim tek elementët teknikë dhe fizikë sportivë të Filipit. Enver Haliti ka qenë ping-pongisti shquar i Vllaznisë.

Ai ka qenë i apasionuar mbas të kënduarit dhe ka marrë pjesë në grupe artistike. Muzika ka ndikuar tek finesa dhe qetësia në lojën e ping-pongut. Hodo Gjyrezi ka luajtur futboll me ekipin Puna.

Ai ka qenë gjithashtu këngëtarë në grupe amatore artistike dhe në ambiente familjare. Muzika ka ndikuar tek eleganca e lojës së futbollit tek Hodoja.

Edhe Myzafer Gushta është një ish-futbollist i Vllaznisë që ka luajtur si stoper dhe mbrojtës i majtë ka lidhje me muzikën.

Ai ka luajtur muzikë, fizarmonikë dhe është i lidhur me muzikën. Ai është djali i Jonuz Gushtës që ka patur një rol të madh tek ahengu shkodran.

Muzika dhe tradita muzikore shkodrane kanë ndikuar tek krijimi i një personalieti të fortë në lojën e futbollit tek Myzafer Gushta dhe në përqendrimin në lojë.

Ai sot punon përsëri me artin e fotove dhe kameras, duke kontribuar me artin e tij, në rastet familjare të qytetit të Shkodrës.

Sytki Spahija ka qenë atlet i Vllaznisë gjithashtu ka luajtur me pasion në fizarmonikë. Muzika ka ndikuar tek pasioni për mbretëreshën e sporteve sic është atletika dhe i ka dhënë elegancë garave dhe disiplinave ku ka marrë pjesë.

Këto ishin disa shembuj që mund të jenë edhe të tjerë, të cilët tregojnë në formë teorike se si muzika ka ndikuar sadopak tek performanca në sporte të caktuara tek këto sportistë.

Muzika është vertetuar edhe shkencërisht që ndikon tek psikika e njeriut.

Për të sjellë një shembull nga sporti ndërkombëtarë, Jurgen Klinsman, trajneri aktual i kombëtares amerikane ka luajtur shumë mirë në piano koncerte të njohur të vështira nga repertori pianistik botërorë.

Ky formim artistik, dukej shumë qartë në lojën plot fantazi dhe teknikën e lartë që shquhej ky ish futbollist i kombëtares gjermane.

Sporti dhe muzika kanë një lidhje të rëndësishme ndërmjet tyre. Muzika ndikon tek performanca e sportistëve dhe sporti gjithashtu ka një ndikim të madh në planin psiko-fizik.