Nga Endri ÇINARI
Jo vetëm Vllaznia-Dinamo, por edhe dy ndeshje të tjera do luhen ditën e sotme në kuadër të javës së 16-të të Superligës. Në orën 16:30 do ketë dy duele mjaft interesante në Elbasan dhe Durrës. Duke nisur me Elbasani-Bylis, ku verdheblutë në krizë totale duan të reagojnë.
Dhe ndeshja ndaj Bylis po ashtu mund të jetë mjaft përcaktuese edhe për të ardhmen e trajneri Bordin. Nga ana tjetër është Bylis që vjen pas një fitoreje me Vllazninë në shifrat 1-0. Sukses që i ka dhënë një tjetër moral skuadrës së drejtuar nga Dede. Ku mallakastriotët duan të vijojnë në këtë ritëm.
Po ashtu një ndeshje shumë interesante do zhvillohet në Durrës po në orën 16:30. Teuta do presë Laçin, në një duel që i gjen dy skuadrat në “ujëra të turbullta”. Me durrsakët që nuk fitojnë në kampionat prej 7 ndeshjesh, duke qenë tashmë pranë zonës së ftohtë. E ndërsa kurbinasit që kanë marrë një fytyrë tjetër me Moreiron në stol nuk duan të humbasin në “Niko Dovana”.
Një raund mjaft intersant ky që do zhvillohet gjatë kësaj fundjave në Superiore. Me duele që mund të jenë përcaktuese në një periudhë ku kalendari është i ngjeshur për gjitha skuadrat e elitës së futbollit tonë./www.shkodrasport.com/