Vllaznia e viteve ’90 ka qene e bukur, e suksesshme dhe si rrjedhoje ka patur me shume vlere. Te cilen ia jepnin lojtaret qe luanin ne fushe, trajneret qe i drejtonin, por me se shumti nje njeri: Ish- presidenti Myftar Çela.

E drejtoi kete skuader per gjashte vite me rradhe nga 1997 deri me 2003 dhe gjate ketyre viteve i dha Vllaznise dy tituj kampione dhe nje Superkupe.

Ne kete foto Çela eshte me te madhin e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizin. Ka qene nje ceremoni festive e organizuar me rastin e 60 vjetorit te tij, pra ne vitin 1998 dhe ish- presidenti shikohet edhe ne foto duke i bere nje dhurate shume domethenese.

Jane dy personazhe te mirenjohura per te cilat Shkodra ka gezuar nje respekt te jashtezakonshem. I pari per kontributin e tij te jashtezakonshem ne fushen e lojes, nderkohe qe i dyti per kontributin e tij financiar dhe ne drejtim te Vllaznise ne vitet e saj me te mira pas viteve ’90./SHKODRA-SPORT.COM/