Diten e djeshme “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e largimit te volejbollistit te talentuar 18 vjeçar Aron Dibra nga Shkodra dhe Shqiperia. Sportisti i klubit Vllaznia ka zgjedhur te vazhdoje studimet e larta ne Gjermani dhe si rrjedhoje ka udhetua prej atje duke krijuar njekohesisht nje boshllek te madh tek skuadra shkodrane pasi ishte liberoja kryesor i saj.
Por nese per Dibren kishte disa kohe qe diskutohej nje largim i tille dhe drejtuesit kuqeblu jane munduar te marrin masat per zevendesimin e tij, nga Vllaznia eshte larguar edhe nje tjeter volejbollist i ri dhe i perspektives.
Behet fjale per 19 vjeçarin Arsen Vjerdha. Lojtari i kombetares U20 te Shqiperise do te nise studimet e larta ne Tirane dhe per kete arsye edhe ai do te jete i detyruar te lere Shkodres, por njekohesisht edhe ekipin e Vllaznise ku eshte formuar si volejbollist.
“Shkodra Sport” meson se Vjerdha do te bashkohet me ekipin e Tiranes per sezonin e ri, nderkohe qe te Vllaznia trajnereve Kalaja e Kraja u duhet te mendojne edhe njehere tjeter per nje zgjidhje ndryshe. Ne fakt nuk eshte hera e pare sepse çdo vit nga Shkodra largohen sportiste cilesore dhe keshtu ndodhi edhe sivjet.
Te tilla largime dhe mosafrimi i asnje lojtari cilesor nga merkatoja, ka bere qe Vllaznia te mos llogaritet serish si pretendente per fitimin e trofeve, pavaresist se kontigjenti i mbetur i lojtareve dhe stafi teknik do te bejne maksimumin e tyre per t’u perfaqesuar sa me denjesisht./SHKODRA-SPORT.COM/