Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një reformë për sa i përket futbollit të të rinjve. Mbi këtë reforma ka pasur edhe zëra kundër nga persona të sportit, por që kanë marrë përgjigjen e Armand Dukës. Ky i fundit ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku shprehet se ndryshimi i bërë së fundmi është keqinterpretuar. Presidenti i FSHF-së është shprehur se është konsultuar me specialistë të futbollit, të cilët janë të mendimit se kjo reformë doë të sjellë vetem rezultare pozitive.

“Për sa i përket reformës së futbollit të të rinjve, organizimi i garave, mënyra e lëvizjes së lojtarëve, kompensimi i trajnimit apo mbrojtja e futbollistëve profesionistë për lëvizjet e tyre janë të gjitha të mirëmenduara dhe jam shumë i sigurt që do të bëjnë hapa pozitivë në vitet e ardhshme. Mbase dikush e keqinterpreton. Askush nuk është cënuar. Akademitë jo vetëm që nuk janë atrovizuar, por do të shtohen akoma edhe më shumë, sepse ekipet profesioniste nuk është se do të kenë një numër të pakufizuar skuadrash në Kategorinë Supëriore apo në të Parën, por do të kenë vetëm një.

Të gjithë fëmijët e tjerë që do të luajnë futboll do të luajnë në Kategorinë e Dytë të ndarë në grupe. Këështu që askush nuk cënohet. Jepet mundësi që të kemi rritjen e numrit të futbollistëve. Nër formulën e parë me gati 50 klube nga Kategoria Superiore dhe e Para ishte e pamundur që të kishte një kategori të dytë, sepse në çdo qark të Shqipërisë mbeteshin një apo dy skuadra, të cilat ishin të destinuara për t’u mbyllur. Ndërsa tani ka më shumë skuadra për të luajtur në Kategorinë e Dytë.

I vetmi objektiv është zhvillimi i futbollit dhe të jemi 100% të gjithë në një mendje është e vështirë. E gjithë reforma është diskutuar me specialistë të futbollit, janë ngritur komisione dhe vërtetë duhen falenderuar për punën që kanë bërë gjatë gjithë verës, sepse nuk ndryshon vetëm një rregull. Ndryshojnë të gjitha rregulloret që i shërbejnë kësaj reforme. Të gjithë janë dakort, por dikush që medon se mund të cënohet thotë: ‘‘Reforma është e mirë, por sikur të isha edhe unë në këtë nivel, apo atë nivel”.

Kemi pasur dje një takim me të gjitha Shoqatat Rajonale të Shqipërisë për t’i risqaruar, për ti riinformuar edhe njëherë dhe për të shpërndarë të mirat dhe ndryshimet që sjell reforma. Të gjithë ishin në një mendje, që kjo është një reformë pozitive. Edhe ato pak zëra që mund të kenë qenë kundra, sot kanë filluar të reflektojnë dhe ta kuptojnë që kjo është mënyra më e mirë. Nëse do merrnim kohë, siç bënim me skemat e profesionistëve, që të fillonim të reduktonim numrin e skuadrave, dy më shumë këtë vit dhe dy më shumë vitin tjetër, do na merrte minimalisht 10 vite kohë.

Unë dhe gjithë specialistët e futbollit i konsiderojmë vitet më me pak zhvillim. Mund të jetë një operacion i fortë, por i domosdoshëm. Përderis jemi të gjithë të bindur që kështu duhet dhe kështu ka më shumë zhvillim futbollit, përse duhet të presim 10 vite?”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/