Florentino Perez arriti të krijojë një makineri të vërtetë te Real Madrid. Biznesmeni i jashtëzakonshëm i ngriti Mbretërit në një nivel të tillë që lojtarët e klubeve të tjera i ofrohen vetë skuadrës spanjolle.

Një numër i madh i yjeve të rinj kanë mbërritur në Madrid, skuadra nën drejtimin e një italiani me përvojë si Anceloti po luan në mënyrë fantastike.

Agjentët dhe madje edhe vetë futbollistët dyshohet se po i telefonojnë klubit nga Madridi. Të gjithë duan të veshin fanellën e klubit mbretëror dhe të ofrojnë shërbimet e tyre.

“Burime nga Reali tregojnë se futbollistë të ndryshëm kërkojnë që të jenë pjesë e Real Madrid, madje shpeshherë i thonë edhe futbollistëve të Realit sesi mund t’u bashkohen madrilenëve”, shkruan AS. /Sport Ekspres/