Vllaznia U21 e nisi kampionatin diten e djeshme me nje barazim ne transferte 2-2 ndaj Partizanit, ne nje ndeshje me dy tabllo ku ne te paren nuk beri asgje ashtu si duhej e per rrjedhoje u gjend ne disavantazh 0-2, ndersa ne te dyten u rregulluan shume gjera dhe jo vetem rezultati u barazua, por te gjitha shanset dhe mundesite kane qene per ta fituar kete ndeshje.

Trajneri Elvis Plori nuk eshte krejt i kenaqur me sjelljen e skuadres ne fushe ne momente te caktuar, megjithate ai mendon se mundesite ky ekip i ka per me shume. Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” trajneri i njohur ka folur edhe per synimet e ekipit dhe shume gjera te tjera.


– Plori, 2-2 ndaj Partizanit ne sfiden e pare te kampionatit. Prisnit me shume nga ekipi juaj?

Nje ndeshje me dy tabllo. Nje pjees e pare ku ekipi ishte i mefshte dhe nuk kishte shpejtesi ne veprimet sulmuese dhe gabimet ne mbrojtje na e bene me te veshtire nga ana psikologjike por nje pjese e dyte shume e mire dhe skuadra krijoi raste te pasterta shenimi. Shenoi, barazoi por pati edhe shume mundesi per ta fituar ndeshjen e per kete dua te permend edhe goditjen e shtylles ne minutat e fundit qe ishte nje nder keto raste te humbura.

– Ne teresi, i kenaqur me paraqitjen e lojtareve tuaj?

Po jam i kenaqur dhe ne qofte se punojne me kete deshire dhe seriozitet do kemi rritje te gjithsecilit nga ana sportive. Gjithsesi demtimet qe po kalon ekipi i pare behen pengese edhe per U21 sepse shume lojtare te kesaj moshe qe jane pjese e ekipit te pare, duhet te jene te gatshem per ekipin A dhe dje nuk ishin ne fushe me ekipin tone.

– Megjithate keni marre dhe keni aktivizuar edhe lojtare nga ekipi U19. Do vazhdoje kjo praktike?

Po, po ne menyre absolute do vazhdoje kjo praktike sepse lojtaret familjarizohen shume me shpejt me njeri-tjetrin dhe i kalojne etapat me shpejt.

– Se fundi, keni caktuar objektiva per sezonin?

Objektivin kryesor ku te gjithe sebashku, si stafi ekipit te pare, i joni dhe i akademise, eshte te punojme per permiersimin specifik te ketyre lojtareve qe kane mundesi dhe te dhena ne menyre qe te krijojme sportista sa me te kompletuar per ekipin A. Besoj se jemi ne rruge te mbare me kete projekt./SHKODRA-SPORT.COM/