Rei Manaj është kthyer në formë dhe ky zakonisht është një sinjal i mirë edhe për klubin e Sivaspor që kërkon kthimin në elitën e futbollit turk.
Në ndeshjen e sotme ndaj Antaliaspor, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonisti absolut i sfidës, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitonte me shifrat 2-1 me përmbysje. Fillimisht, ai ndihmoi skuadrën që të kalonte në avantazh me një asist në minutën e 20.
SHIH VIDEON
Më pas, në minutën e 61-të, sulmuesi gjeti devijimin e duhur drejt portës duke u treguar gjahtar zone, për të kthyer përsëri në avantazh 2-1 ekipin, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fundin e ndeshjes.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 6 i Manajt në këtë sezon, që e bëri atë menjëherë golashënuesin më të mirë në kategorinë e dytë turke, në të njëjtën kuotë golash me ish-lojtarin e Mançester Sitit dhe Leisterit, Ihaenaço.


