Liverpuli ka bërë publike shumën që kërkon, për ta lënë të lirë sulmuesin Darvin Nunjez të cilin e kanë nxjerrë në shitje, sipas asaj që përcillet nga mediat ndërkombëtare.
Konkretisht, sipas raportimeve të fundit, gjiganti anglez është informuar se për uruguaianin ka interesim nga dy klubet italiane, Milan e Napoli, si dhe nga disa arabe, mes të cilave edhe Al-Hilal, që ka konfirmuar interesimin përmes shefit ekzekutiv të klubit, në një intervistë të tij në BBC.
Kështu, çmimi i sulmuesit, që të lihet i lirë nga “Reds”, është 60 milionë euro. Si Milani, edhe Napoli, janë në kërkim të një sulmuesi të ri, edhe pse në përbërjet e tyre kanë emra si Romelu Lukaku dhe Santiago Himenez.
25-vjeçari Nunjez iu bashkua Liverpulit për 85 milionë euro nga Benfika në vitin 2022 dhe ka shënuar 40 gola në 143 aktivizime.