Shqipëria humbi me Gjeorgjinë 0-1, në një stadium të mbushur plot dhe me shumë ngjyra e entuziasem. Si shumë të tjerë edhe unë dola i zhgenjyer sonte nga stadiumi “Air Albania”. Pas ndeshjes me të drejtë shtrojmë pyetjen, nëse humbëm, apo u mundëm.

Realisht po shohim nga ndeshja në ndeshje, një Shqipëri me dy fëtyra, një skuadër me luhatje dhe një eufuri të paligjshme. Veçmas pjesa e dytë ku edhe u ndëshkuam me një eurogol të miqve, la shumë për të dëshiruar për tanët. Pak ditë më parë post fitores me rezultatin 1-2 përballë Ukrainës në Pragë, komentuam e folëm pozitivisht për lojtarët dhe trajnerin.

Tre ditë më pas i njejti ekip ndryshon si me dorë. Nuk guxojmë, luajmë me shumë takime, ngurojmë para porte dhe ulemi fizikisht. Mungon një sulmues me nuhatje goli, nuk godasim në kuadrat dhe luajmë shumë mbrapa.

Kundërshtari vërtet është i forté sepse në qershor mundi edhe Portugalinë në “EURO 2024”, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi inferiorë. Humbja ndonjëherë vlen si mësim, më shumë se ndëshkim, ndaj le t’i shërbej Silvinjos dhe lojtarve si një mësim tregues një humbje e tillë…