Ish- trajneri i Vllaznise, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç i pagezuar nga shkodranet me emrin “Deda”, rikthehet here pas here ne Shkoder te cilen e quan shtepia e dyte per te rikujtuar ato vite ku la dhe nje dhurate titullin kampion ne vitin 2001.


Natyrisht qe pas 24 viteve ai nuk eshte me ne shoqerine e miqesine e ngushte me nje nga koleget e tij, te ndjerin Esat Rakiqi, apo me te ndjerin komentatorin e mirenjohur, shokun tone Ymer Striniqi i cili e shoqeronte Deden si perkthyes ne konferencat per shtyp apo intervista per radiotelevizionin.


Ne mes atij grupi qe 24 vite me pare e beri te njohur ne eliten e trajnereve shqiptare, Dervishi tek takon dy protagonistet e atij titulli, sulmuesit e nje dysheje fantastike, Edi Martinin ne rolin e tranierit e Vioresin Sinanin ne detyren e drejtorit teknik, eshte optimist per te dhene urimin e nje titulli kampion per edicionin futbollistik qe sapo nis startin e tij, por pa harruar se ne ate pankine eshte dhe veterani i mjekesise sportive, doktor Zyhdi Çoba.


Natyrisht per ish- trajnerin e Vllaznise jane te paharruar e fantastike tifozet shkodrane per te cilen ai eshte i bindur se kjo tifozeri ne traditen e saj do te jete lojtari i 12-te per Vllaznine.


Intervista e Dervish Haxhiosmanoviç dhene ne Gazeten Shkodra Sport pak dite nga fillimi i Superiores 2025-2026 eshte dhe nje frymezim per stafin teknik te Vllaznise ne ne krye trajnerin Edi Martini i cili ka besim te plote se merkato e bere ne prag te kampionatit, mbeshtetja e presidentit Xhaferi, do te jene garanci per nje sezon sportiv te sukeseshem, per te rikthyer pas nje çerek shekulli pritje titullin kampion.


Ndoshta eshte shpejt per te deklaruar nje ambicje te tille por skuadrat e elites se Superiores ku bene pjese Vllaznia perkrah Egnatias, Dinamos etj, patjeter qe nje ambicie e tille eshte dhe nje frymzim e pse jo detyrim per te realizuar nje objektiv per nga fjalet disi i lehte ne sa per ne fushe-betejen futbollistike arrihet me mobilizim, sakrifice, disipline e harmoni ne mes futbollisteve duke respektuar udhezimet e detyrat e trajneit, pa kaluar ne vetekenaqesi.


Keto i thoshte edhe dashamiresi i Vllaznise dhe i Shkodres, Dervish Haxhiosmanovic ne intervisten e tij. Me kembe te mbare Vllazni ne kete sezon te ri futbollistik eshte dhe urimi im nga Firenze Itali!