Deçiq ka vendosur të ndryshojë emrin e stadiumit. Arena “Besa” do të quhet stadiumi në Tuz ku skuadra shqiptare zhvillon ndeshjet.
Prej dy sezonesh, Deçiq po bën mjaft mirë. Fillimisht u shpall kampion, ndërsa në edicionin e fundit fitoi Kupën e Malit të Zi.
Klubi i Tuzit do të luajë në Ligën e Konferencës, më 10 dhe 17 korrik. Turi i parë i ka rezervuar Silkesin si kundërshtar.

PANORAMASPORT.AL