Ecuria e Vllaznise ne keto javet e para te kampionatit, ka arritur t’i beje per vete te gjithe. Kuptohet, nuk eshte se kemi nje skuader qe shkelqen ne te gjitha drejtimet, por ajo po tregohet cinike dhe po merr rezultatet e duhura me te cilat tashme eshte ne krye te tabeles se renditjes.
Saimir Patushi, ish- futbollisti i njohur i Vllaznise por edhe i skuadrave te tjera te kampionatit shqiptar, duke folur ne “Studio Sport” ka vleresuar edhe rolin qe po luan Bekim Balaj tek kjo skuader.
Vllaznia duket me racionale dhe me kembe ne toke, pavaresisht se Bylis kishte nje mundesi te mire per ta barazuar ndeshjen, por skuadra shkodrane eshte cinike dhe ka marre maksimumin e ketyre javeve dhe po ta shikosh eshte me merite ne krye te renditjes.
Po ashtu une te ndalem tek Balaj per te cilin mendoj se kemi nje “rilindje” te tij sepse eshte ai 9-shi qe ne na mungon ne çdo skuader te kampionatit tone. Ai eshte lider dhe po ben mire te Vllaznia”