Endri ÇINARI
Ishte ndoshta një zgjedhje emergjente për të qenë titullar në ndeshjen ndaj Skënderbeut, por performanca e tij shpërbleu besimin e stafit. Fjala është për Melos Bajramin, mbrojtësin që u afrua në merkaton e verës nga Gjilani në rradhët e shkodranëve. I projektuar për të qenë titullar i këtij sezoni, një dëmtim e la pas shtatlartin. Por javët e fundit ai është rikthyer të jetë protagonist.
23-vjeçari u prezantua si titullar mbrëmë kundër korçarëve në fitoren 2-0. Kjo ishte ndeshja e tretë si titullar për kosovarin, që më parë kishte nisur nga minuta e parë edhe kundër Laçit dhe Tiranës. Niveli i mëngjërashit ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje duke treguar kështu dalëngadalë potencialin që zotëron dhe pse u afrua tek Vllaznia.
Mbrëmë ndaj Skënderbeut ai u shfaq vendimtar në 2-3 episode duke ndihmuar kështu që skuadra të mos pësonte gol. Një fakt që Vllaznia e ka vuajtur shumë këtë sezon, ku shkodranët nga 12 ndeshje të zhvilluara vetëm në 4 prej tyre kanë mbajtur kuotën 0 mbrapa. E tashmë Bajrami mund të quhet një siguri për mbrojtjen e patjetër një rival direkt për dyshen Juriç-Stojanoviç.
Të dy mbrojtësit që munguan ndaj Skënderbeut, por që mbrojtja nuk shfaqi asnjëherë pasiguri ndaj korçarëve. Patjetër që kjo formë e Bajramit gëzon në kampin kuqeblu, që tek mbrojtësi nuk shohin thjesht një alternativë. Por një futbollist i cili mund të jetë protagonist me kuqeblutë në javët e ardhshme./www.shkodrasport.com/