Tirana ka fituar 1 me 0 përballë Vorës. Miqësorja u vendos me golin e pjesës së parë, që u shënua pikërisht nga Abel Abah.

Bledi Shkëmbi merr sinjale pozitive kështu nga Abah. 21-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe u afrua pikërisht këtë verë.

Tirana është e fokusuar e gjitha te fillimi i kampionatit.

Kjo pas përfundimit të aventurës europiane që në turin e parë të Conference League. Kujtojmë se ishte Torpedo Kutaisi që largoi bardheblutë nga Europa.