Nese flasim per sportin e mundjes ne Lezhe dhe veçanerisht ate klasike, nje emer tek i cili patjeter qe duhet te ndalemi dhe ta vleresojme per kontributin e tij tek Beselidhja, padyshim qe ai eshte Viktor Kola. Ka lindur ne Lezhe me 2 tetor 1962 dhe me kete sport do te kalonte vitet me te bukura te rinise se tij.

Gazeta “Shkodra Sport” ka shfrytezuar mundesine per te biseduar dhe per ta intervistuar, me idene per ta rikthyer ne vemendjen e lexuesve lezhjane dhe jo vetem kete figure te njohur te mundjes. Per me shume lexoni intervisten e tij:

– Viktor, kur e keni filluar karieren sportive?

E kam filluar me pionieret ne vitin 1975 kur une konkurrova ne peshen 38 kg dhe ne tre vite me kete grumposhe kam konkurruar edhe ne peshat 45 dhe 54 kg. Pastaj kam filluar me ekipin e Beselidhjes me te rinjte. Ketu jam perfaqesuar ne peshat 52, 57 dhe 63 kg.

Ne vazhdim kam kaluar tek ekip i te rriturve te Beselidhjes me te cilin kam bere sport per 12 vite me rradhe, nga viti 1980 deri me 1992. Jam shpallur nje here kampion i Shqiperise dhe 4 here nenkampion. Pas lenies se sportit, pikerisht ne vitin 1993, kam nisur te beje rolin e trajnerit.


– Traineri juaj i pare?

Ne fillim, Zef Toma dhe pastaj Zuk Molla. Me Zukun kam vazhduar deri ne fundin e karrieres time 1992. Zuk Mollen e vleresoj jashtezakonisht shume per punen me mua.

– Cila ka qene ndeshja me e veshtire per ju?

Ka pase disa por dua te veçoj ato me Xhemal Skaren e Peshkopise, Kadri Nurin e Tiranes etj.


– Kur keni ndjere kenaqesine tuaj me te madhe ne karrieren tuaj sportive?

– Cilat janè sukseset tuaja si trajner?

Kam nxjerre 3 here ekipin e Beslidhjes kampion te Shqiperise dhe 4 here nenkampion.

-Cilet jane sportistet kampione qe keni nxjerre si trajner?

Mynyr Kamberi, Amarildo Salko, Dritan Bici, Igli Golemi, Ermal Shquti etj.

– Ju jeni njè nga figurat e mundjes lezhjane, jeni familje e sportit te mundjes. A mund te na thoni diçka me teper per kete sport?

Eshte e vertete. E kam filluar une i pari dhe pastaj eshte afruar vellai im Arben Kola i cili eshte shpallur 15 here kompion i Shqiperise. Ka konkurruar ne peshat 68 dhe mbi 100 kg. Ka marre titullin “Mjeshter i Merituar i Sportit” dhe ne fund te karrieres eshte nderuar me titullin “Mjeshter I Madh”, titull qe ia ka dorezuar Presidenti i Republikes, i ndjeri Bujar Nishani.


-Si jeni ndjere kur vellai juaj Arbeni u shpallte kampion i Shqiperise?

Shume i kenaqur, pasi une e kam afruar tek ky sport. Kenaqesi jashtezakonisht te madhe kam ndjere ne vitin 1982 kur ekipi I Beselidhjes doli ne kategorine e pare. Ne kishim perballe nje kundershtar shume te forte si Flamurtarin e Vlores me trajner Mynyr Begen, por ia dolem te triumfojme mbi te.


– Cilat kane qene veshtiresite tuaja tek ky sport?

-Veshtiresite e asaj kohe kane qene te shumta. E para, mungesa e nje palestre, mungesa e tapetit te mundjes si dhe te ushqyerit etj.

-A e ndiqni sot mundjen tek Beselidhja?

Po, e ndjek me kanaqesi dhe gezohem per rezultatet e tyre kombetare dhe ato nderkombetare.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ