Fundi i ketij sezoni ndoshta nuk ishte ai me i miri i mundshem, por kete te 2022-23 Rejan Alivoda do ta mbaje mend gjate. Ndonese i pari me ekipin e te rriturve te Vllaznise, ai ka arritur te fitoje besimin e trajnerit Mirel Josa kryesisht dhe te luaje ne shume ndeshje si titullar.

Ne total gjate kampionatit te fundit, numri 77 i kuqebluve eshte aktivizuar 1897 minuta duke qene jo vetem lojtari i ri me me shume aktivizim te Vllaznia, por ne gjithe Superligen.

Tregues ky i vlerave qe posedon ky lojtar dhe padyshim qe ne sezonin e ri do te tentoje te beje edhe me mire sepse tashme ai u ka treguar te gjithe se çfare vlerash ka dhe se çfare di te beje ne fushen e lojes.

Interesant eshte fakti se ne listen e lojtareve te rinj qe jane aktivizuar me shume ne kampionatin e fundit, edhe ne vendin e dyte eshte serish nje futbollist i ri i Vllaznise, pikerisht Geralb Smajli qe ka luajtur 1358 minuta. Madje kjo shifer do te kishte qene me e madhe nese nuk do operohej ne javet e fundit.

Nje tregues ky qe te Vllaznia kane filluar t’i besojne “produkteve bio” dhe mbase ne sezonin e ri do te kete nje vemendje edhe me te madhe per to. Ne Shkoder gjithmone eshte thene se nuk eshte e nevojshme blerja e nje “duzine” lojtaresh te huaj sepse ky qytet eshte nje “hambar talentesh” dhe Alivoda e Smajli eshte nje tregues i vogel per kete./SHKODRA-SPORT.COM/