Vetëm dy javë kanë mbetur nga përfundimi i këtij edicioni të 13-të të kampionatit të femrave, teksa ditën e sotme do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 20-të. Pa dyshim që sfida më emocionuese e javës, pritej të ishte klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana.

Kjo ndeshje qe duhej te startonte ne oren 11.00 nuk eshte zhvilluar ngaqe ekipi bardheblu nuk eshte paraqitur dhe si rrjedhoje, Vllaznia pret Komisionin e Disiplines per ta fituar ate 3-0 ne tavoline.

Në sfidat e tjera të javës të ekipeve shkodrane të femrave, Murlani do të presë në shtëpinë e tij, juglindoret e Skënderbeut, duke nisur nga ora 15:00.

Atletik Club do të presë në shtëpi durrsaket e Teutës, një tjetër sfidë që pritet të ketë emocione, me dy skuadrat që në tabelën e renditjes ruajnë një pikë distancë nga njëra-tjetra. Ndeshja do të nisë në ora 16:00.
Maringlen ZHIVANI